Partia Demokratike e Kosovës pritet që sot të dorëzojë një lëndë në Gjykatë Kushtetuese.
PDK nuk kanë treguar se për çfarë lënde bëhet fjalë.
Pas dorëzimit të lëndës do të mbahet konferencë për media, është bërë e ditur në njoftim.
Kujtojmë se javën e kaluar, në Kushtetuese ka përfunduar edhe Ligji për Fondin Sovran.
Këtë ligj në Kushtetuese e çoi Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa të njëjtën gjë ditë më parë e kishte paralajmëruar edhe PDK-ja.
Dërgimi i ligjeve në Kushtetuese javën e kaluar ka përplasur pushtet-opozitë, ngase sipas pushtetit opozita s’po ka alternativë të mirëfilltë dhe po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për të kapur shtetin dhe të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit.
Kujtojmë se në fund të muajit të kaluar, Kushtetuesja e ka shpallur të pavlefshëm ligjin për çmimet tavan dhe produktet bazë. /R