PDK nesër bën kallëzim penal për të gjithë anëtarët e bordit të ZRRE-së

0
255

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nesër PDK-ja do të dorëzojë kallëzim penal për të gjithë anëtarët e bordit të ZRRE-së, për shkak se kanë vazhduar me tarifimin e faturave të energjisë me rritje.

Ai ka thënë se ZRRE-ja nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për pezullimin e çmimit.

“Sa i përket mosrespektimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë  vendimin e Gjykatës në këtë rast për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, meqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, tashmë e ka deklaruar disa herë që nuk do ta respektojë një vendim të gjykatës për pezullimin e çmimit. Tarifimi i energjisë elektrike ka vazhduar me tarifat e reja. Ne qysh nesër do të procedojmë në Prokurorinë Speciale me kallëzim penal për secilin anëtar veç e veç të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike”, tha Tahiri.

Tahiri ka theksuar se ky tarifim është antiligjor dhe nuk duhet të implementohet.

“Në mënyrë  të njëanshme, të jashtëligjshme dhe abuzive ka vendosur me i tarifu qytetarët me çmim të shtrenjtimit të energjisë mbi 100 përqind. Ky është një haraç që vartësit e Albin Kurtit  e kanë vendosur me ja vënë qytetarëve dhe ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë”, ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here