Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar Komandant Drinin në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, nga PDK-ja thonë se Komandant Drini ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
‘’Sot, në 23 vjetorin e vrasjes, kujtojmë Ekrem Rexhën – Komandant Drini.Si luftëtar e komandant në Zonën Operative të Pashtrikut, Komandant Drini ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës’’, thonë nga PDK.
Po ashtu nga PDK-ja kanë bërë të ditur se në vitin 2018, Presidenti Hashim Thaçi, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të tij Ekremit dhe Drinit, u dorëzoi Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”.