PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Byronë

0
194

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK, Përparim Gruda.

Më 9 shkurt 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Dje ka qenë dita e fundit, kur pala e autorizuar, në këtë rast dhjetë deputetë mund ta dërgojnë këtë ligj për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka shfrytëzuar PDK, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here