PDK i dërgon 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese

0
110

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar sot 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese të miratuara në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 5 dhjetor 2024.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri theksoi se nga 16 ligje që i kanë dërguar në Kushtetuese, 15 kontestohen për procedurë dhe 1 tjetër për procedurë dhe përmbajtje.

“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard të dëmshëm dhe kanë dhunuar jetën parlamentare të vendit tonë… Nuk besoj që një formë të tillë mundeni me gjet në një vend e parlament demokratik ku dhunohet në atë formë kushtetutshmëria e vendit dhe Rregullorja e Kuvendit…”, tha ai, duke shtuar se i është pamundësuar deputetëve të opozitës të marrin pjesë.

Tahiri shtoi tutje se kanë paralajmëruar dërgimin e 20 ligjeve po pas konsultimit me ekspertë kanë proceduar vetëm 16, raporton Telegrafi.

Lajmi në përditësim. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here