PDK e dërgon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

0
194

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 11:00.

“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten (nesër) Konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para një jave, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Krasniqi tha se ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

“Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here