PDK e çon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

0
196

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Ky Ligj u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të partisë në pushtet.

Edhe LDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se ”Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës.

Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here