PDK dërgon sot në Kushtetuese ligjin për KPM-në dhe KPK-në

0
110

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot rreth orës 15:00, do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fjala është për ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, dhe ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të miratuara në Kuvend me votat e VV-së, javën që shkoi përkundër kritikave të BE-së dhe Këshillit të Evropës për përmbajtjen e këtyre ligjeve.

Po ashtu, partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar se në Gjykatën Kushtetuese do ta dërgojë edhe statutin e Universitetit të Prishtinës të ndryshuara nga pushteti aktual, që sipas PDK-së bashkë me dy ligjet e lartë përmendura përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale dhe lirinë e medias.

Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media në ora 15:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here