Pavdekësia e atyre që bien për atdhe shfaqet qartë edhe në poezinë „Në mbrëmjen e fundit“, kushtuar dëshmorit Afrim Bunjaku, e botuar në vëllimin poetik „Theyrjet e menduara“ të autorit Safet Sadiku.
Poezia “Në mbrëmjen e fundit“, e botuar për herë të parë në përmbledhjen poetike „Thyerje e menduara“ e autorit Safet Sadiku, kushtuar heroit Afrim Bunjaku, është një elegji e fuqishme dhe emocionalisht prekëse, që nderon sakrificën sublime të një burri të guximshëm, i cili dha jetën për mbrojtjen e atdheut. Në këtë poezi, figura e Afrim Bunjakut paraqitet si figurë e një njeriu të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vendit të tij. Tema qendrore është sakrifica për atdhe, që në poezinë shqiptare gjithmonë ka pasur rëndësi të veçantë. Vendi dhe kufiri marrin një vlerë të gjallë, duke përfaqësuar një ideal për t’u mbrojtur me çdo kusht. Në këtë poezi përmes këtyre vargjeve, poeti na sjell një portret të një heroi që shfaqet jo vetëm si mbrojtës i kufirit, por edhe si një simbol i përjetshëm i lirisë dhe qëndresës kombëtare. Poezia ka një strukturë narrative të qartë, që zhvillohet, me disa momente edhe nga një atmosferë intime, në prag të një lufte të paparalajmëruar deri te momenti kulmor i flijimit të heroit. Vargu poetik në këtë poezi „Në mbrëmjen e fundit“ kushtuar Afrim Bunjakut, fillon me një përshk– rim të mbrëmjes së fundit, në një bisedë familjare ku reflekset e parandjenjës po flisnin me një tension emocional. Kjo ndjesi përshkruhet në çdo varg. Më tej, zhvillohet ngjarja e përplasjes dramatike, duke u mbyllur me një reflektim madhështor mbi sakrificën dhe pavdek– ësinë e atyre që bien për atdhe. Poezia “Në mbrëmjen e fundit” është një vepër që shkëlqen si një homazh artistik ndaj heroizmit dhe sakrificës së Afrim Bunjakut, një dëshmor që simbolizon dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj lirisë. Ajo ndërthur një përmbajtje të fuqishme me një stil poetik e ndjerë emocionalisht dhe e realizuar artistikisht. Heroizmi dhe sakrifica për liri janë qartë të argumentuar me vargje të zgjedhura poetike. Poezia i kushtohet një personazhi real, Afrim Bunjakut. Ai paraqitet si njeriu i përkushtuar për mbrojtjen e vendit të tij. Parandjenja është një element i fuqishëm në këtë poezi, duke i dhënë një ton emocional dhe shpirtëror këtyre vargjeve që përshkon gjithë rrëfimin, i cili lidhet me vetëdijen e individit për t’i shërbyer atdheut dhe sakrifikuar edhe jetën. Ky element forcon lidhjen emocionale me lexuesin, duke na bërë dëshmitarë të një akti të madh dhe të pashmangshëm heroik. Poezia fillon me një moment të qetë, në prag të një ngjarjeje të madhe. Konflikti i brendshëm i personazhit, i ilustruar përmes heshtjes dhe mendimeve të tij, tregon ndërgjegjësim të thellë për rrezikun dhe përkushtimin ndaj misionit. Gruaja e tij paraqitet si një zë i arsyes dhe kujdesit me vargjet melankolike; „Gruaja iu drejtua Afrim Bunjakut:/ Ndërrimi i natës po të mundon/ Po sikur të bëje ndonjë ndryshim/ Sonte ta bëje një natë pushim“ . Por, përgjegjia e Afrimit reflekton bindjen dhe vendosmërinë për të mos lëkundur qëllimin e tij. Ligjërime poetike si këto na emocionojnë: „Nga linja e parë nuk ka prapa kthim/ Për këtë rreshtim kam bërë betim/ Të gjithë kolegët më thërrasin Afrim/ Komandën e presin prej zërit tim”! Poezia glorifikon aktin e flijimit për mbrojtjen e vendit, duke e paraqitur atë si një akt të lartë heroizmi dhe patriotizmi. Vetëdija dhe vendosmëria e Afrim Bunjaku paraqitet si një figurë e bindur për misionin e tij. Ai refuzon të marrë pushim, duke deklaruar qartë përgjegjësinë e tij të pashmang– shme për mbrojtjen e kufirit. Pavdekësia e heroizmit të tij është e cituar përmes frazës së përsëritur “Ai që vdes për atdhe nuk ka vdekur, po prapë ka le,” që te poeti Safet Sadiku zgjon idenë e pavdekësisë shpirtërore të heronjve. Poezia është e pasur me simbole dhe metafora poetike. Kështu: „Kufiri dhe fronti i parë“ për autorin e kësaj poezie Safet Sadikun përfaqësojnë vijën e parë të qëndresës kundër agresionit dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Shprehjet artistike si: „Kandili dhe fanari i lirisë“ , „Shqiponja dhe fluturimi“ janë simbole të ndri– çimit të vazhdueshëm të idealit kombëtar për liri– dashjen dhe pavdekësinë duke aluduar se sakrifica e heronjve nuk do të shuhet kurrë. Autori, edhe te poezia „Në mbrëmjen e fundit“ përdor një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, duke arritur të përcjellë emocionalitet dhe solemnitet. Ritmi dhe rimat i japin një ndjesi epike, duke e ngritur heroizmin e Afrim Bunjakut në piedestal: „Dyluftimi menjëherë ka filluar/ Një luftë e rreptë e konfrontuar“. Logjika e konfrontimit dhe lufta e tij e drejtë në të njëjtën kohë mund të kuptohet qartë se nuk është vetëm një homazh për një individ, i cili bie heroikisht në krye të detyrës, por një thirrje universale për vlerësimin e lirisë dhe përkushtimin ndaj atdheut. Ajo i kujton lexuesit se sakrificat e së shkuarës janë themeli i lirisë dhe identitetit kombëtar. Këtë porosi autori i këtyre vargjeve e shpreh artistikisht. Poezia “Në mbrëmjen e fundit” është një poezi që ngërthen në vetvete heroizmin, dhimbjen dhe pavdekësinë. Përmes vargjeve të saj, autori sjell jo vetëm një kujtim të gjallë për Afrim Bunjakun, por edhe një mësim të thellë për brezat e ardhshëm, se mbrojtja e atdheut është një akt i shenjtë dhe sublim. Kjo poezi meriton të lexohet dhe të përjetohet si një testament i shpirtit heroik të popullit shqiptar. Sakrifica për atdhe në poezinë shqiptare gjithmonë ka pasur një rëndësi të veçantë. Vargjet e fundit përmbajnë një përjetësim të figurës së dëshmorit, duke e ngritur Afrim Bunjakun në simbol kombëtar. Ky mesazh është një rikujtim i vlerave të lirisë dhe atdhedashurisë. Poezia është ndarë në strofa që ndërtojnë një rrëfim të plotë, me një rrjedhë të natyrshme dhe dramatike. Ritmi i poezisë është dinamik, duke pasqyruar tensionin, heroizmin dhe solemnitetin e ngjarjeve. Metaforat dhe simbolikat e pranishme si:“Jam në front ta ruaj kufirin tim”. Kufiri simbolizon jo vetëm një hapësirë fizike, por edhe një vijë të pamposhtur të lirisë dhe dinjitetit. Poeti Dëshmorin e personifikon me cilësinë të shprehjeve artistike: “Rilind si kandili i gjithë Shqipërisë” ku dëshmori Afrim Bunjaku përshkruhet si një kandil ndriçues për të ardhmen. Gjuha e poezisë është e qartë, e pasur me figura stilistike dhe emocionale. Poezia „Në mbrëmjen e fundit” është një porosi për lexuesin edhe për publikun që ndërthur aspektin tematik dhe artistik për të krijuar homazh të denjë për një hero të vërtetë. Përmes vargjeve, poeti rikujton rëndësinë e sakrificës për liri dhe integritet territorial, duke e paraqitur Afrim Bunjakun jo vetëm si një njeri të guximshëm, por si një figurë që përfaqëson përjetësinë e idealit kombëtar. Kjo poezi, me fuqinë artistike dhe përmbajtje të pasur, është një thesar i poezisë atdhetare që ndriçon kujtimin dhe misionin e heronjve tanë. Poezia prek thellësisht lexuesin, duke ngjallur ndjenja të krenarisë, dhimbjes dhe respektit për dëshmorët. Elementi njerëzor i përkushtimit dhe humbjes e bën atë universale, ndërsa detajet historike i japin autenticitet dhe rëndësi kombëtare.
Isuf Bytyçi, Mynih, 25 Dhjetor 2024