Pavarësia e Kosovës është fakt

0
234

Ambasada e SHBA-së në Kosovë sërish ka sqaruar se nga llogaria e saj në Twitter nuk ka pëlqyer qëllimshëm ndonjë postim në 24 orët e fundit.

Ambasada amerikane ka sqaruar se për të pavarësia e Kosovës është fakt dhe se synim e ka përkrahjen e Kosovës për të zënë vendin e merituar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

“Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Synimi ynë kryesor është të përkrahin Kosovën ndërsa zë pozitën e duhur në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Ne kategorikisht kundërshtojmë çdo tentim për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Nga llogaria e Ambasadës më herët ishte pëlqyer një tekst i një mediumi serb ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregonte se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Më pas pëlqimi ishte larguar nga Ambasada pasi lajmi u publikua në media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here