Programi i ditës së sotme në “Shije Shtëpie” në Tv Klan i dedikohej sëmundjeve të tiroideve. Për këtë endokrinologia Megi Lekbello tregoi pasojat e rënda në rastet e moskurimit.
Sa i përket mbiprodhimit të hormonit të tiroides mjekja tha se shkakton probleme në Sistemin Nervor Qendror. Në rastet e mungesës së hormoneve të tiroideve do të kemi përgjumje dhe gjendje depresioni. Por, nga ana tjetër në rastet më ta agravuara të mungesës së hormoneve të tiroideve, pasojat mund të jenë fatale, që çojnë deri në gjendje kome.
“Në rastet kur kemi mbiprodhim të hormonit të tiroides, nga ana e Sistemin Nervor Qendror do të na japë agjitim, ankth dhe pagjumësi. Në rastet kur ne kemi mungesë të hormoneve të tiroides zakonisht kemi përgjumje dhe gjendje depresioni, apatie të përgjithshme. Është parë që persona që kanë sëmundje të tiroideve, sidomos hashimoton që është një sëmundje autoimune që do të çojë në shkatërrimin e tiroides, është parë që ka një probabilitet më të lartë për të pasur çrregullime të ankthit. Kështu që është përgjegjëse për humorin e personit. Kur kurohet gjërat stabilizohen, niveli i hormoneve në gjak stabilizohet dhe nuk jep problem.
Kur kemi hipotiroza të thella, kur kemi një mungesë totale të hormoneve të tiroides dhe kjo do kohë të instalohet, do vite. Nuk vjen menjëherë. Në këtë rast kalojmë dhe në një gjendje që është gjendje kome, pra është një gjendje që është jetëkërcënuese. Trupi mbushet me ujë, zemra mbushte me ujë, sistemi nervor deprimohet dhe kalojmë në komë. Dhe kur kemi gjendje të hiperprodhimit të hormoneve të tiroideve, kur kemi nivele shumë të larta, ato ndikojnë në rrahjet e zemrës. Ato bëhen shumë të shpeshta dhe nëse ato nuk mjekohen japin me kalimin e kohës një sufiçencë kardiake, ose një çrregullim të ritmit të zemrës. Prandaj nuk duhet që të lihen pas dore dhe të merren mjekimet përkatëse”, tha endokrinologia.