Pasi shkoi në NATO për ta diskutuar përfshirjen e FSK’së në misione, Hargreaves takon Maqedoncin

0
70

Javën e kaluar, ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, qëndroi në selinë e NATO’s në Bruksel për të diskutuar një përfshirje të mundshme të FSK-së në misione në Europë. Ai ka përmendur Ukrainën si një vend potencial ku FSK mund të ketë rol, ndërsa lavdëroi atë dhe përmendi trajnimet e përbashkëta me forcat britanike.

“Dhe unë e kam parë nga afër që personeli i sigurisë së Kosovës po punon drejt standardeve të NATO’s dhe në gjithçka që bëjnë – ata kanë zhvilluar disa trajnime të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’i pajisur që të bëhen përnjëmend një partner i dobishëm potencialisht në Ukrainë apo vende të tjera në Europë”, kishte thënë Hargreaves.

Pas kthimit nga Brukseli, për të folur për këtë temë, ambasadori britanik u takua më ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të folur për mundësitë për thellim partneriteti në këtë fushë.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë krenare për partneritetin tonë me Kosovën në fushën e sigurisë. Dje u takova me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, për të diskutuar se si mund ta thellojmë partneritetin tonë, veçanërisht në përballimin e kërcënimeve ndaj sigurisë europiane”, ka shkruar Hargreaves./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here