Pasi iu hoq shtetësia e Kosovës, serbi N.V që punonte në BIA e polici të Serbisë, do të dëbohet me forcë

0
133
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, bazuar në vendimin e MPB-së, kanë nisur procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës pasi të njëjtit i është hequr shtetësia, shkruan Express.

Bëhet fjalë për N.V një ish-shtetas i Kosovës i cili ishte në të njëjtën kohë edhe pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë.

 “Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se deri në përfundim të këtyre procedurave, në përmbushje të kushteve për ekzekutimin e vendimit, personit në fjalë i është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryej detyrat e saja kushtetuese dhe ligjore dhe të zbatojë vendimet e institucioneve shtetërore të vendit”, përfundon njoftimi./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here