Pashtrik Morina – Një emër që po vjen!

0
159

Pashtrik Morina, një nga talentet më premtuese të futbollit kosovar, ka lindur më 09. 02. 2008 në Prizren. Hapat e parë në futboll i mori te skuadra Winner, ku kaloi nëpër grupmoshat e reja, duke qenë kapiten në ekipet U11, U13 dhe U15.

Falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, Morina u ftua nga trajneri Ilir Nallbani në përfaqësuesen e Kosovës U15, ku u bë pjesë e formacionit bazë dhe zhvilloi shumë ndeshje të mira. Performanca e tij vazhdoi edhe në nivelin e radhës nën drejtimin e trajnerit Mehmed Kirda, Pashtriku mori ftesë edhe për Kosovën U16, me të cilën fitoi një turne të organizuar nga UEFA.

Këto paraqitje të shkëlqyera nuk kaluan pa u vërejtur. Talenti prizrenas u ftua në prova nga skuadra gjermane Borussia Mönchengladbach, e cila edhe sot vazhdon ta ndjekë nga afër zhvillimin e tij.

Për dy edicione me radhë, Morina ishte pjesë e KF Ballkani në Superligën U17, ku ishte titullar i padiskutueshëm dhe një nga shtyllat e ekipit.

Në kërkim të një përvoje të re, ai ishte në bisedime me disa skuadra si Liria, Prizreni dhe Suhareka, por pas interesimit të vazhdueshëm të klubit Prishtina, Pashtriku tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit nga kryeqyteti.

04 Online e ka ndjekur nga afër rrugëtimin e talentit prizrenas, i cili pritet të jetë kryefjala e edicionit të ardhshëm./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here