Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres nesër në takim dy senatorë amerikanë.
Bëhet fjalë për senatoren Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch
Takimi pritet të nisë në ora 09:15, në Zyrën e Presidentes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky takim ndodh pas zhvillimeve të fundit në veri, zhvillime këto që i ka dënuar Osmani dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrin masa sa më parë kundë shtetit serb.