Vetëm një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, kryeministri i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në votime.
Ai nuk la pa falënderuar as bashkatdhetarët që ishin në Kosovë për të votuar, duke mos përjashtuar edhe ata që votuan në ambasada dhe konsullata.
“U jemi mirënjohës për kontributin tuaj të pamatshëm për liri, shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore, saqë historike,” tha ai.
Kurti tutje tha se puna e tyre do të vazhdojë.
“Puna vazhdon, siguria dhe begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!” tha ai.














































