Romeo Veshaj, një banor tejet i komentuar dhe finalist i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ka publikuar një imazh me Heidin pas përfundimit të spektaklit.
Ai këtë fotografi e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, derisa dyshja pozonin para pasqyrës.
Çifti prekën finalen e madhe të spektaklit që u mbajt të shtunën, megjithatë nuk arritën që të rrëmbejnë çmimin kryesor, duke qenë se fituese u shpall Egla.
Megjithatë, reagimi i tyre në rrjetet sociale pas përfundimit të formatit, u jep fund spekulimeve të shumta që dyshja mund ta kenë pasur lidhjen vetëm për lojë.
Për këtë kishte spekulime dhe aludime të shumta, por siç duket Romeo u dha fund këtyre thashethemeve me fotografinë e fundit në rrjet.
![](https://i0.wp.com/telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/heidi-4.png?w=696&ssl=1)