Rritja e çmimit të rrymës, ka bërë që të rriten edhe çmimet e drurëve dhe peletit, që përdoren si produkte bazë për ngrohje.
Qytetarët janë ankuar se çmimet janë shumëfishuar dhe rritja është bërë e papërballueshme.
Front Online ka kontaktuar me disa kompani të cilat merret me shitjen e peletit.
Derisa vitit e kaluar një thes pelet 15 kilogramësh kishte çmimin 3.50 euro, çmimi i tij muajve të fundit është ngritur në 6 euro, përkatësisht 400 € për një ton pelet.
Nga kompania “Aragonit”, e cila e bënë shitjen e peletit kanë thënë se çmimi është i lartë pasi që ata e bëjnë importin e peletit nga Bosnja dhe se është i cilësisë më të mirë.
“Varet çfarë lloji e kanë ata. Na e importojmë prej Bosnjës pasi që në rajon nuk ka, është i licencuar nga BE-ja, deri në sezonë të dimrit ka qenë 250 euro toni, thesi ka qenë 3.50, tani është 6 euro thesi i 15 kilogramëve”, kanë thënë nga kompania.
Ndërsa, shitësit të cilët e prodhojnë peletin në Kosovë, thonë se ngritjen e çmimit nga 3.50 euro në 4.00 e kanë bërë për shkak të ngritjes së çmimeve tjera.
“4 euro thesi 15 kg, vitin e kaluar ka qenë 3.50 por këtë vit është ngrit pak çmimi pasi që ne e prodhojmë vetë”, thotë një prudhues vendës.
Për dallim prej ngritjes së çmimit të energjisë dhe peletit, ngritje të çmimit nuk ka pasur në shitjen e drurëve.
Çmimi për një metër dru është i njëjti si vitin e kaluar, por ndryshon nga lloji i drurëve.
“35 euro. Metra e druve, 30 u kanë tash 35 po varet prej kualitetit të druve, çmimi nuk u ngrit po varet prej llojit të drunjve”
“40, 50 euro kushton metra kështu ka qenë çmimi edhe vitin e kaluar qysh u kane vjet edhe sivjet, nuk e kemi plan me ngrit çmimin”, ka thënë një shitës.