Të reshurat e vazhdueshme të shiut gjatë vikendit që e lam pas kanë krijuar shumë vështirësi gjithandej nëpër Prizren.
Më së keqi e kanë kaluar fshatrat e Hasit dhe lokacionet ku ka probleme në rrjetin e kanalizimeve.
Si rrjedhojë, Komuna e Prizrenit sot ka vendosur që ta themelojë Shtabin Emergjent, i cili do të jetë i angazhuar për menaxhimin e situatës në terren, shkruan 04 Online.
“Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për themelimin e Shtabit Emergjent për gatishmëri emergjente lidhur me gjendjen e krijuar nga të reshurat e shiut. 🌧
Ky Shtab do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë javës, dhe do t’i merr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e pasojave që vijnë nga të reshurat atmosferike. 🌨❄️
Shtabi Emergjent do të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar në Komunën tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online