Pas pesë vjetësh, Kosova rikthen marrëdhëniet diplomatike me shtetin që pretendohej se kishte tërhequr njohjen

0
187

Sabri Kiçmari është akredituar sot si Ambasador jo resident i Republikës së Kosovës në Republikën e Palaut.

Palau raportohej se e kishte tërhequr njohjen në vitin 2019 dhe me akreditimin e Kiçmarit si ambasador, kjo konsiderohet si rikthim i njohjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kiçmari, përmes një postimi në Facebook. Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve, Kiçmari ka thënë se ka përcjellur mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi në emër të Republikës së Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që na bashkojnë, përkundër distancës gjeografike.

“Presidenti Whipps Jr. ka pritur me nderim Ambasadorin Kiçmari dhe ka shprehur mbështetjen e Qeverisë dhe Popullit të Republikës së Palaut për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ndërkaq, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka thënë se pas pesë viteve, janë rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Palaun.

Palau, një shtet i vogël që përbëhet prej një grumbulli ishujsh në Paqësor dhe që funksionon në aleancë me SHBA, ishte një nga shtetet për të cilat Serbia vazhdimisht propagandonte se ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmi nuk ishte konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar që të bindë shtetet që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen.

Pavarësisht se Serbia shpesh ka njoftuar për tërheqjen e njohjes, ekspertët kanë thënë se sipas normave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare nuk mund të tërhiqen njohjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here