Pas një zënke në një lokal nate në Prizren, vdes një 31-vjeçar nga Kukësi, plagoset një 27-vjeçar

0
283

Një konflikt mes disa personave në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren, ka lënë të vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi dhe një 27-vjeçar të plagosur.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se të martën, rreth orës 4 e 25 të mëngjesit, kanë hyrë në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit kanë hyrë 3 shtetas të Shqipërisë, ku dy prej tyre ishin plagosur me armë zjarri në Prizren.“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

E gjithë ngjarja, sipas deklarimeve të para nga i plagosuri dhe personi tjetër, ka ndodhur në dalje të Prizrenit, në një lokal nate.“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.Në lidhje me këtë rast,
Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nisur komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve zyrtare mbi rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here