Pas një mosmarrëveshje i dyshuari sulmon fizikisht të fejuarën e tij në Shirokë

0
269
Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e ku kryesisht viktimat janë femra dhe janë të moshave të ndryshme.

Rastet e dhunës në familje ku kryesisht dhuna po ushtrohet ndaj femrave vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën rreth orës 04:00 në Stacionin Policor në Suharekë.

Sipas Policisë së Kosovës në Suharekë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën në Shirokë të Suharekës.

SuharekaOnline mëson se pas një mosmarrëveshje në mes të një çifti të fejuar, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.

Poashtu, policia bën të ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here