Skuadra e Lazios mbrëmë shënoi fitore me shifrat 3:1 ndaj Napolit, në ndeshjen e Kupës së Italisë, duke vazhduar kështu në raundin tjetër.
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë luajti në këtë ndeshje, që ishte e para pas një kohe të gjatë, shkuran Indeksonline
Elseid Hysaj i ka habitur të gjithë e paraqitjen e zhvilluar në Kupën e Italisë kundër Napolit. Mbrojtësi shqiptar e ka shpërblyer më ssë miri besimin e trajnerit. Ky i fundi e ka pranuar për “Lazio Style Channel” pas ndeshjes se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Elseid Hysajt.
“Sot Hysaj ka treguar që është një profesionist i madh. I duhej kjo ndeshje dhe jam i kënaqur që ka luajtur me këtë cilësi. Në zgjedhjet e bëra ai ka mbetur jashtë listës, por gjithmonë është gjetur i gatshëm. Sot e meritonte”, ka deklaruar Marko Baroni.