Pas Mitrovicës së Veriut, Zubin Potoku në proces për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës

0
216

Komuna e Zubin Potokut shumë shpejt do të nis procedurat për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri. Ai pohoi se janë “në proces e sipër për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës”.

Megjithatë kërkesë zyrtare akoma nuk është bërë.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi për Indeksonline tha se deri më tani komunat tjera veriore (përveç Mitrovicës së Veriut) nuk kanë bërë kërkesë për anëtarësim.

Ndërkohë, kërkesë të tillë më 31 maj 2023 ka bërë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Përmes një kërkese zyrtare, Atiq ka kërkuar nga kryetari i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, që komuna të cilën ai e udhëheqë të bëhet pjesë e bashkësisë që përfshinë të gjitha komunat e Kosovës.

Ibrahimi në një prononcim për Indeksonline tha se “fillimisht Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut duhet të marrë vendimin që do të bëhet pjesë e Asociacionit”.

Tutje, siç thotë ai, ky vendim shkon te Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë dhe pastaj i kthehet Asociacionit, ku dërgohet për diskutim dhe merret vendimi./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here