Qeveria e Kosovës të shtunën në mbledhjen e saj të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar rregulloret për shtesat dhe ekspertët, raporton Gazeta Blic.
Këto rregullore i ka publikuar sot në faqen zyrtare.
Koeficienti i pagave nga Qeveria është caktuar 105, i cili ka shkaktuar pakënaqësi në shumë sektorë.
Sistemi gjyësor, ai shëndetësor, Policia, KQZ e shumë sektorë tjerë kanë dërguar ankesa te Avokati i Popullit që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Rregulloret mund t’i gjeni duke klikuar në to: Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor, Rregullore për Shtesën Funskionale, Rregullore për Kompensimin për Funksionin Shtesë, Rregullore për Ekspertët, Rregullore për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturë, Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzime të Përfaqësimit.