Pas incidentit në BBVA portreti i Gjestit në ekranet gjigante të New York-ut: E gjithë Amerika është me ty

0
221

Pas incidentit të bujshëm fizik mes Gjestit dhe Jozit që ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së spektaklit “BBVA”, reagimet publike kanë qenë të shumta dhe të forta. Fansat dhe emra të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it shqiptar shprehën indinjatën e tyre, duke e cilësuar aktin si të papranueshëm dhe duke kërkuar që Jozi të përballet me pasojat ligjore të veprimit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Në anën tjetër, përkrahja për Gjestin ka qenë e jashtëzakonshme, duke kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Në qytetin e New York-ut, portreti i Gjestit është shfaqur në disa ekrane gjigante, ku shkruhej: “E gjithë Amerika është me ty Gjest” – një mesazh solidariteti që emocionoi shumë ndjekës.

Ky veprim është komentuar gjerësisht si një simbolikë e fuqishme mbështetjeje ndaj një figure që për shumë ndjekës përfaqëson qëndrueshmërinë dhe dinjitetin përballë dhunës.

Ndërkohë, Jozi, i cili u arrestua menjëherë pas largimit nga shtëpia e “BBVA”, është liruar sot nga policia, por procedurat ligjore ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here