Pas eliminimit të mbrëmshëm nga Big Brother VIP Kosova, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga familja e Benita Zena, e cila menaxhon edhe llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit.
Fillimisht, pak para shpalljes së finalistëve, në InstaStory u publikua një mesazh ku shkruhej: “Çdo votë e kemi faktike”, duke lënë të kuptohej se ata ishin të bindur se mbështetja e publikut ishte në anën e Benitës.

Mirëpo, pasi në finale u shpall Big Brother VIP Kosova ndërsa Benita mbeti jashtë garës, reagimi u ashpërsua.
Në një tjetër story u publikua një deklaratë ku thuhej: “Këtë story e kemi bërë rreth 40 minuta më herët që me iu tregu që votat i kemi faktike pavarësisht që kemi marrë informacione të sigurta që Benita ose Klodi do të ‘djegën’ për Hygertën! Por produksioni prapë vazhdojmë me dëshirën e vet që ishte Hygerta”, një mesazh që u interpretua si akuzë për manipulim të rezultateve.

Reagimet nuk u ndalën me kaq. Familjarët publikuan edhe një postim tjetër në profilin e saj, ku shkruhej: “Faleminderit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, por votat dhe faktet i kemi! Definitivisht është marri”, duke e bërë të qartë pakënaqësinë për rezultatin e gjysmëfinales.
Benita, e konsideruar si një nga banoret më të zëshme dhe më të komentuara të këtij edicioni, nuk arriti të sigurojë një vend në finale, duke u eliminuar së bashku me Dolce dhe motrat Aurora Rrusta dhe Suanita Rrusta.
Situata mbetet e hapur për reagime të tjera, ndërsa publiku pret nëse produksioni do të japë një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura.














































