Pas dorëheqjes – shkarkimit të Begollit, Devolli te Liria

0
208

FC Liria, nuk po e gjen qetësinë. Në të kaluarën por dhe tash, shkaku i organizimit të dobët edhe pas ndërrimit të statusit juridik dhe pronarit, së fundi edhe rezultatet, nuk janë ato të priturat.

Ndonëse, aspiratat janë dhe më tutje që Liria të rikthej statusin e skuadrës elitare, faktet flasin ndryshe.

Liria pas 8-të javëve në Raiffesisen Ligën e Parë, ka 11-të pikë, 8-të më pak se lideri Vëllaznimi.

Ky ishte bërë dhe shkak i ndarjes me ish trajnerin Granit Begolli.

Tashmë drejtuesit e Lirisë, janë në kërkim të një trajneri të ri. Të martën në orët e pasdites në stadium është parë Bledar Devolli, që ka nis negociatat për të marr ose jo skuadrën.

Bisedat me të kanë ecur mirë, thonë burime, por për vendim përfundimtar ende s’ka konfirmim.

Devolli së fundi ka qenë te Klubi i Kukësit, ndërsa në Kosovë ka drejtuar Drenicën.

Gjithashtu, në opinion kanë dalur dhe emra të tjerë me të cilët është biseduar për mundësinë e timonierit të ri si: Skender Shengyli, Arsim Thaçi, Orges Shehu, Arbnor Morina, etj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here