Është duke vijuar operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit të zhdukur në kanionet e lumit Osum.
Gjatë operacionit, një vullnetar 22-vjeçar, i angazhuar për të ndihmuar në gjetjen e trupit të shtetasit I. K., mbeti i bllokuar pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys në zonën e kanioneve.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren të vështirë, rreth orës 04:45 të mëngjesit të kësaj të diele, 22-vjeçari u shpëtua dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit vijon, me kërkime intensive përgjatë lumit Osumhttps://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F744475712076429%2F&show_text=true&width=267&t=0














































