Faton Klinaku i OVL të UÇK-së, ka thënë se do të diskutojnë lidhur me protestat e mundshme pas vendimit të Specialjes që dënoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me nga 4 vjet e gjysmë burg për secilin.
“Në fillim kanë thanë të mos protestohet për shkak se këta shantazhuesit politik kanë thënë se drejtësia po pengohet. Edhe ata dëshmitarë që janë përmëndë janë kriminelët serbë”, ka thënë Klinaku para gazetarëve.