Pas dedikimit për “Zhegrovën”, Kidda rikthehet me mesazh enigmatik: Çfarë po vjen?

0
52

Kidda ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim misterioz në Instagram Story. Në imazhin e ndarë, artisti ka vendosur vetëm një emoji të orës së rërës mbi sfond të zi, duke lënë ndjekësit në pritje të një projekti të ri.

Ky paralajmërim vjen disa muaj pas publikimit të këngës “Zhegrova”, bashkëpunimit të bujshëm me reperin francez ZKR, ku pjesë e videoklipit ishte edhe futbollisti Edon Zhegrova, tashmë pjesë e Juventusit.

Postimi i fundit, pa asnjë mbishkrim apo detaj shtesë, ka ngritur hipoteza të shumta mes fansave. Vetëm simbolika e orës së rërës tregon një mesazh të qartë: koha po ecën dhe diçka po vjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here