Pas suksesit të tij në Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama është rikthyer në skenën e boksit profesionist me një fitore mbresëlënëse, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një duel të zhvilluar në Londër, ai mposhti boksierin bjellorus Dzmitry Atrokhau, duke dëshmuar forcë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.
Meçi u mbajt në palestrën prestigjioze “Leisure” në kryeqytetin britanik – një vend që shpesh pret përballje të nivelit të lartë.
Pavarësisht se pësoi një frakturë në dorë gjatë raundeve të para, Rama nuk u tërhoq dhe vazhdoi përballjen deri në fund, duke dalë fitues.