Pas Adrian Bajramit edhe një lojtar tjetër braktis Shqipërinë

0
44

Vendimi i Adrian Bajramit për ta braktisur Shqipërinë për Zvicrën ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Madje edhe disa nuk ngurruan, duke e quajtur Bajramin edhe tradhtar pasi që më parë deklaronte se “ndihej shqiptar”.

Hapave të tij ka shkuar edhe talenti 17-vjeçar, Leon Myrtaj, i cili do të luajë për grupmoshat U-19 të Hungarisë, në ndeshjet e tetorit ndaj Greqisë.

Myrtaj, është i kualifikuar për të luajtur në këtë kombëtare pasi që nëna e tij është hungareze.

Myrtaj, ka paraqitje me Kombëtaren e Shqiprisë ku ka luajtur edhe në Evropianin e U-17-shave që është mbajtur në Shqipëri./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here