Pas 31 vitesh përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani!

0
409

Pas 31 vitesh përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani! Në mesin e personaliteteve që me punën e tyre lanë gjurmë në identitetin e Gjykatës Themelore në Prizren, padyshim që është edhe puna dhe kontributi i gjyqtarit Xheladin Osmani. Gjyqtari Xheladin Osmani për 31 vite ishte i angazhuar në sistemin e Drejtësisë, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

“Pas 31 vitesh përvojë pune, në ditëlindjen e 65-të, pensionohet gjyqtari Xheladin Osmani!

Në mesin e personaliteteve që me punën e tyre lanë gjurmë në identitetin e Gjykatës Themelore në Prizren, padyshim që është edhe puna dhe kontributi i gjyqtarit Xheladin Osmani.

Gjyqtari Xheladin Osmani për 31 vite ishte i angazhuar në sistemin e Drejtësisë, duke filluar si praktikant gjatë vitit 1988, pastaj si Avokat në Odën e Avokatëve nga viti 1991 deri në 1999. Në vitin 2000, Gjyqtari Xheladin Osmani, emërohet Gjyqtar, ndërsa nga Janari i vitit 2013, deri në ditën e pensionimit detyrën e vazhdoi në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren.

Për këto 31 vite përvojë pune, Xheladin Osmani ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të sistemi gjyqësor dhe të teknologjisë, ka bashkëpunuar me disa kryetarë, dhe me dhjetëra gjenerata të praktikantëve.

Kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, i ka uruar ditëlindjen dhe pensionimin, duke e falënderuar gjyqtarin Xheladin Osmani, për kontributin e tij kushtuar Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjithashtu edhe gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ e kanë falënderuar të njëjtin për kontributin dhe angazhimin e tij për Gjykatën, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë”, thuhet në njoftim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here