Pas 20 vitesh verbim 83 vjeçarit i rikthehet shikimi

0
267

Një burrë i cili ka qenë pjesërisht i verbër prej 30 vitesh dhe plotësisht i verbër prej 20 vitesh, tashmë ka rifituar shikimin në njërin sy për shkak të një ndërhyrjeje mjekësore në Itali.

Operacioni, i përshkruar si i pari i këtij lloji në botë, u krye në një spital në Molinette, Torino. 83-vjeçari kishte humbur shikimin për shkak të dy gjendjeve që vuante.

Burri u operua nga kirurgët Michele Reibaldi dhe Vincenzo Sarnicola . Operacioni, i cili u krye dy javë më parë dhe zgjati katër orë, është cilësuar si “mrekulli”.

I moshuari ka rifituar shikimin në syrin e djathtë, ku i është vendosur një e treta e syrit të majtë. Syri i tij i majtë u rindërtua përmes syrit të një donatori.

Në komentet për mediat, burri tha se ky operacion e ka bërë të ndihet i rilindur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here