Pas 18 vitesh përpjekje, mbetet shtatzënë falë inteligjencës artificiale

0
26

Një çift që kishte tentuar të bëhej me fëmijë për plot 18 vite, ka arritur më në fund të mbetet shtatzënë, falë një teknologjie të re që përdor inteligjencën artificiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Çifti, që dëshiron të mbetet anonim për arsye privatësie, kishte provuar disa herë procesin e fekondimit in vitro (IVF) në qendra fertiliteti anembanë botës, por gjithmonë pa sukses. 

Shkaku kryesor ishte një gjendje e rrallë e bashkëshortit, e quajtur azoospermi, ku nuk gjendet asnjë spermë në mostra të zakonshme të spermës – duke pamundësuar krijimin e embrioneve, transmeton CNN.

Përpjekja e fundit i çoi ata në Qendrën e Fertilitetit të Universitetit Columbia në SHBA, ku mjekët po eksperimentojnë me një metodë të re të quajtur STAR, që përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar spermatozoidë të fshehur që nuk shihen dot me mikroskop tradicional.

“E lamë shpresën në nivelin më të ulët pas kaq shumë zhgënjimesh,” tha gruaja përmes një deklarate me email. Por këtë herë, AI bëri të mundur identifikimin dhe përdorimin e spermës për krijimin e një embrioni të shëndetshëm – dhe çifti është tashmë në pritje të fëmijës së parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here