Parlamenti turk aprovon anëtarësimin e Suedisë në NATO

0
148

Parlamenti turk aprovoi të martën kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e sjellë vendin nordik një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake pas 20 muajsh vonesë, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

Nga 346 anëtarët e parlamentit të cilët votuan, 287 ishin në favor të pranimit të Suedisë dhe 55 votuan kundër. Katër të tjerë abstenuan.

Votimi ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit miratoi atë muajin e kaluar. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tani mund ta nënshkruajë protokollin në ligj.

Rezultati i të martës pastroi një pengesë të rëndësishme për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake, me Hungarinë që tani është vendosur të jetë i vetmi shtet anëtar që nuk e ka ratifikuar ende pranimin e Suedisë.

Pas votimit të së martës në parlamentin turk, kryeministri suedez Kristersson tha se Suedia është “një hap më afër për t’u bërë një anëtare e plotë e NATO-s”.

Hungaria dhe Turqia ishin vendet e vetme anëtare të aleancës 31-kombëshe, që nuk e miratonin kërkesën e Suedisë për anëtarësim. Tani mbetet vetëm Hungaria.

Në Parlamentin e Hungarisë, votimi është vetëm formalitet, pasi komitetet revelante e kanë dhënë dritën e gjelbër./R

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here