Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës do të diskutohen ditën e sotme në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Eurodeputetët do të diskutojnë për marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit me Komisionin dhe Këshillin, pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka dënuar në termat më të ashpër sulmin e grupit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e Parlamentit Evropian thuhet se se në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.