Një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkato ishte kalimi i Casemiros tek Manchester United me brazilianin që la Real Madridin pas nëntë viteve në kryeqytetin spanjoll.
Los Blancos përfituan plot 60 milionë euro plus 10 të tjera që do të vijnë në formën e bonuseve, megjithatë këto para duket se nuk do të arkëtohen në kasafortën e spanjollëve pasi presidenti Florentino Perez i ka bërë në plan t’i shpenzojë për të transferuar talentin e Dortmund, Jude Bellingham.
Kampionët në fuqi të Europës prej disa sezonesh e ndjekin nga afër talentin e kombëtares angleze dhe janë bindur nga cilësitë e fantazistit, megjithatë kërkesat ekonomike të gjermanëve i kanë stepur.
Por, me shitjen e pamenduar të Casemiros, Real ka resurset e duhura financiare për të nënshkruar me Belligham. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një transferim në këtë sesion merkatoje, por në atë pasardhës teksa tek Dortmund janë të ndërgjegjshëm se nuk mund ta mbajnë gjatë 19-vjeçarin./SS