Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave, nuk mund të hesht më

0
124

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka thyer heshtjen përballë lajmeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe sulme të pabaza ndaj saj.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, artistja ka reaguar për herë të parë publikisht, duke shpjeguar se ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur për një kohë të gjatë, por se tashmë ndjehet e detyruar të flasë për shkak të përmasave që ka marrë situata.

“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më”, shkruan ajo.

Simaku thotë se është përballur me mijëra mesazhe nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar përmbajtje të rreme, që sipas saj janë gjeneruar me teknologji artificiale dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

“Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”, shkroi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here