Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të pakta lokale shiu. Në orët e hershme të mëngjesit, në disa zona reshjet mund të paraqiten edhe në formë të borës, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi nga 4 deri në 18 km/h.
Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë një ngritje të lehtë, ku minimalet do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 4 deri në 9°C./04 Online