Parashikimi i motit: vranësira, diell dhe reshje lokale shiu

0
119

Sot pritet të kemi mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Priten reshje lokale shiu, ndërsa më të intensifikuara priten në perëndim të vendit, ku mund të ketë edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në mbrëmje, masat e ftohta do të afrohen deri në kufirin e Kosovës, veçanërisht në verilindje të vendit, duke sjellë mundësi për shi të ngrirë ose shqotë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 15-62 km/h, herë pas here e fuqishme, ndërsa temperaturat pritet të shënojnë ngritje të mëtejshme, duke lëvizur nga 1 deri në 8°C për temperaturat minimale dhe 10 deri në 15°C për ato maksimale.

Në mbrëmje, pritet ulje e shpejtë e temperaturave, që mund të kalojnë edhe në vlera negative në veri dhe verilindje të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here