Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell gjatë orëve të para të ditës, shkruan 04 Online.
Në orët e pasdites, vranësirat do të shpërndahen, duke lënë hapësira më të mëdha të kthjellimeve.
Era do të fryjë nga verilindja, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 46 km/h.
Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes, duke lëvizur nga -2 deri në 0°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë vlerat maksimale prej 6 deri në 10°C./04 Online