Sot vendi do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm ajror që do të sjellë ndryshime të menjëhershme në mot. Që nga orët e para të mëngjesit, do të kemi depërtimin e masave të ftohta nga veriu, të shoqëruara me reshje të para shiu, të cilat shumë shpejt do të kalojnë në reshje bore në pjesën më të madhe të territorit, shkruan 04 Online.
Në zonat malore, veçanërisht në rajonet jugore, parashikohen reshje të konsiderueshme dëbore, me trashësi që mund të kalojë 20 centimetra.
Era pritet të jetë mjaft aktive gjatë gjithë ditës, duke fryrë nga drejtimi i veriut me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 56 km/h, sidomos gjatë kalimit të frontit ajror.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 2 dhe 6°C, ndërsa ato maksimale do të shënojnë vlerat më të larta në orët e para të mëngjesit, për t’u ulur ndjeshëm gjatë ditës, duke lëvizur në intervalin prej 5 deri në 9°C./04 Online