Parashikimi i motit për sot: Rrebeshe lokale dhe rritje temperaturash

0
83

Sot pritet një ditë me kushte të ndryshueshme atmosferike. Moti do të karakterizohet nga vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell, veçanërisht gjatë pjesës së parë të ditës, kur nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët lokale shiu, shkruan 04 Online.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, parashikohet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellë rrebeshe shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me intensitet të luhatshëm, duke arritur herë pas here shpejtësi nga 15 deri në 45 kilometra në orë, çka mund të sjellë ndjesi më të ftohtë në disa zona.

Temperaturat do të jenë në rritje. Vlerat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të kapin mesatarisht 14°C deri në 16°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here