Parashikimi i motit për sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe erëra të fuqishme në disa zona

0
52

Sot Kosova do të përballet me një ditë të ftohtë në mëngjes, por përgjatë ditës pritet një kombinim i motit me diell dhe vranësira të herëpashershme. Kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme, por era do të jetë një nga elementet dominuese të ditës, shkruan 04 Online.

Sipas parashikimeve, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe lokalisht mund të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që arrin nga 15 deri në 60 km/h, duke krijuar ndjesi më të ftohtë në terren.

Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në -1°C, ndërsa vlerat më të larta të ditës pritet të ngjiten deri në 9–12°C, varësisht nga rajoni./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here