Parashikimi i motit për sot, me diell dhe vranësira të herëpashershme

0
36

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi parashihet mjaft i freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull e cila do të zhduket paradite.

Temperaturat do të shënojnë ulje krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale pritet deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.

Mëngjesi do të jetë me mjegull nëpër disa nga luginat e rajonit, ndërsa dita stabile dhe relativisht e ngrohtë. /GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here