Parashikimi i motit për sot – e enjte

0
69

Sot në Kosovë presim destabilizim të motit për shkak të depërtimit të një fronti të dobët, të ftohtë ajror. Si pasojë parashihet të ketë vranësira dhe mundësi për intervale kohore me diell. Gjatë ditës priten dendësime masive të vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në disa disa zona mund të ketë rrebeshe intensive.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë bubullimë. Në viset më të larta malore priten reshje bore.

Temperaturat pritet të luhaten nga 4 minimalja deri në 14 ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet mot më i ndryshueshëm, me vranësira intervale kohore me diell dhe me zhvillime të vranësira të cilat do të kushtëzojnë reshje shiu e rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Më pak zhvillime priten në Shqipëri e më shumë në Maqedoninë Veriore.

Ajri jo-stabil do të largohet menjëherë nga rajoni ynë prandaj nga e premtja do të pasojë stabilizim i menjëhershëm i kushteve të motit dhe rritje të lehta të temperaturave. Të dielën pasdite mund të ketë zhvillime të izoluara./MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here