Sot pritet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mundësi për mjegull gjatë orëve të mëngjesit. Megjithatë, dita do të vijojë me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta, shkruan 04 Online.
Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar në disa zona të vendit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 27 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12°C deri në 15°C./04 Online