Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

0
41

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale ku mund të ketë edhe reshje afatshkurtra, lokale shiu. Do të fryjnë erëra mesatare deri të fuqishme nga jugu dhe juglindja sidomos në Rrafshin e Kosovës dhe viset malore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 13 apo 14 gradë Celsius për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira e vende-vende me intervale kohore me diell. Reshje shiu priten thellë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi, kurse gjatë natës reshje shiu dhe rrebeshe pritet të përfshijnë Shqipërinë, pastaj edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut deri mëngjesin e së hënës.

Të hënën në Kosovë pritet mot i vranët dhe me reshje shiu. Reshje bore vetëm në viset malore. Në Shqipëri pasdite përmirësim i kushteve të motit, ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë në pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si dhe në Preshevë e rrethinë. Temperaturat do të shënojnë ulje sepse përkohësisht do të fryjnë erëra nga veriu../MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here